Dhunon bashkeshorten ne sy te femijeve te mitur arrestohet 52 vjecari nga...

Dhunon bashkeshorten ne sy te femijeve te mitur arrestohet 52 vjecari nga Fieri

1899
SHPËRNDAJE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 52 vjeç, banues në fshatin Gjorgos, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, në prani të fëmijëve të mitur. 
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. T., banues në Patos, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.  
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE