Dhunohet punonjësi i bashkisë Patos pasi nuk firmoste formularin

Dhunohet punonjësi i bashkisë Patos pasi nuk firmoste formularin

4842
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Patos, ku punonjësi i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi.

Dalipaj është dhunuar pasi sic pretendon ai, Pëllumbi i ka kërkuar në nënshkruaj një formular

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte.

Ai i është drejtuar komisariatit ku edhe ka bërë denoncimin. Bashkë me të ka qenë edhe deputeti i PD Luan Baçi, i cili i ka bërë thirrje ambasadës amerikane dhe misioneve ndërkombëtare që të ndalohen këto fenomene gjatë fushatës elektorale.

Deputeti demokrat Luan Baçi e ka denoncuar edhe në media kete ngjarje

Dalipaj: Punoj 4 orarësh në komunale prej 10 muajsh. Petrit Pëllumbi në zyrë përgjegjës më kërkoi të shkruaja pjestarët e familjes në një formular. Unë nuk e firmosa pasi nuk jam 8 orarësh në punë.

Erdhi nga pas më kapi nga supi dhe më goditi me 3 a 4 grushta dhe i gjakosur rash përtokë.

Më çuan në spital drejtori i ndërmarjës Artjoli s’bëra denoncim i thashë rash, gabimi im. Shkova në shtëpi tani u enjta dhe vendosa të bëj denoncim në polici.

S'KA KOMENTE