Dhuna ndaj grave ne Fier ne shifra ne rritje,110 raste dhe 77...

Dhuna ndaj grave ne Fier ne shifra ne rritje,110 raste dhe 77 urdhera mbrojtje nga Gjykata

261
SHPËRNDAJE

Fenomi i dhunes ndaj grave eshte rritur se tepermi ne Shqiperi dhe ne vecanti edhe ne rrethin e Fierit. Rastet e dhunes kane shkuar deri ne ekstrem nga bashkeshortet burra duke shkuar edhe ne vrasje te partneres apo bashkeshorteve .Sipas statistikave te Gjykates se rrethit gjyqesor Fier numri i rasteve ne dhunen ne familje ( gruas ) shkojne ne 110 kerkesa ku 77 prej tyre jane shoqeruar edhe me urdher mbrojtje. Femomeni ne fjale po njeh rritje dhe nuk po ndalet.

Sipas Psikologes Esmeralda Dimo ne Fier rastet e dhunes ne familje dhe gruas ne vecanti kane natyra te ndryshme qw nga xhelozia ne cift per shkak te niveli arsimor dhe kulturor por edhe si pasoje e situates ekonomike qe ndeshin familjet. Incidenca e rasteve ne fjale eshte me e ndeshur tek moshat e reja ku ciftet perballen me karakteret e kunderta te tyre dhe marrin vendime per martese pa e njohur njeri tjetrin. Sipas psikologes nisur nga kjo situate e cila po shkon jo vetem ne shkaterrimin e familjes por edhe ne tragjedi kerkon nje nderhyrje te te gjitha strukturave .

Dy vrasjet e fundit kane ndodhur ne harkun kohor te pak diteve .
Ne 10 shtator ne Zhupan te Fierit 31 vjecari Elton Metaj vret me kallashnikov ish bashkeshorten e tij 23 vjecare Sabrina Bengaj.Autori i arrestua disa ore me pas. Nderkohe nje tjeter nngjarje e tende ndodhi ne Divjak te Lushnjes ku bashkeshorti vrau me arme gjahu gruan dhe me pas edhe vetet

Ne 17 Mars 2021 ne lagjen Sheq i Madh në banesë 29-vjeçari D.M pas debatit të fortë në familje ka goditur me thikë disa herë gruan e tij I .M duke e lene te vdekur

Për periudhën 01 Janar 2021 – 30 Qershor 2021 janë regjistruar si çështje të reja 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa, nga të cilat 77 (shtatëdhjetë e shtatë) prej tyre janë me objekt: “Lëshim i urdhërit të zakonshëm të mbrojtjes” dhe 33 (tridhjetë e tre) me objekt: “Lëshim i urdhëri të menjëhershëm të mbrojtjes”. Janë përfunduar me vendim gjyqësor në total 110 (njëqind e dhjetë) kërkesa. Për 77 kërkesa është vendosur: “Lëshim i urdhërit të mbrojtjes”, për 13 kërkesa është vendosur: “Pushimi i gjykimit” dhe për 20 kërkesa është vendosur: “Rrëzim”.

S'KA KOMENTE