Ka përfunduar mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë ku është vendosur bojkot me 10 ditë për të gjitha seancat gjyqësore.
Mes vendimeve të marra është bojkotimi i masave të sigurimit. Këto vendime hyjnë në fuqi që prej ditës së nesërme dhe janëtë vlefshme për të gjitha Dhomat e Avokatisë në Shqipëri.
Për të gjithë avokatët që do të thyejnë këtë vendim, paralajmërohet se do të merren masa.