Dhoma e avokatisë në Fier propozon bojkot pa afat, 4 avokatë kundër...

Dhoma e avokatisë në Fier propozon bojkot pa afat, 4 avokatë kundër vendimit

718
SHPËRNDAJE

Dhoma e avokatisë në Fier është mbledhur në një takim këtë të premte, ku është vendosur që të propozojnë vazhdimin e bojkotit pa afat, në takimin që pritet të zhvillohet javën e ardhëshme në dhomën kombëtare në Tiranë.

Takimi është shoqëruar me debate nga avokatët e pranishëm, ndërsa kreu i dhomës së avokatëve Fier, Ermal Hamataj, edhe pse vetë nuk është dakord për bojkotin pa afat, është bashkuar me mendimin e shumicës.

“Aktualisht të gjithë avokatët janë të detyruar të zbatojnë vendimin e Këshillit Kombëtar të Dhomës së Avokatëve që është organi më i lartë dhe i padiskutueshëm. Ne mund të japim mendime por nuk mund të dalim mbi këto vendime të marra. Ata që e thyejnë këtë vendim do të dalin në komisionin disiplinor dhe masa e marrë ndaj tyre mund të shkojë deri në heqjen e licensës”– u shpreh njëri prej avokatëve.

Edhe pse në bojkot, ka pasur avokat të cilët e kanë shkeluar atë, ndërsa rastet janë raportuar e marrja e masave disiplinore është e pashmangshme, madje deri në heqjen e lishencës për 6 muaj.

“Ju si dhomë avokatie duhet të jeni më të qartë lidhur me masat që merren ndaj atyre qëshkelin rregullat. Sepse rasti konkret sot njëri prej avokatëve që kishte shkelur vendimin e marrë, tha nuk dija gjë. Tani çfarë t’i bëjmë ne”– u shpreh një tjetër avokat.

Kundër vendimit për bojkot, edhe të masave të sigurisë, sot në gjykatën e fierit kane dalë 4 avokatë të cilët janë bërë pjesë e seancave gjyqësore.

S'KA KOMENTE