Dhjetra fermere te fshatit Jagodine ne Roskovec hedhin posht domatet e seres...

Dhjetra fermere te fshatit Jagodine ne Roskovec hedhin posht domatet e seres , problem fidanet

835
SHPËRNDAJE

Fermerët në fshatin Jagodinë të Roskovecit kanë probleme me fidanit e domates “Ozgan”. Ata jane shprehur te indinjuar pasi domatja është mbjelle 3 muajt e fundit dhe skane marre prodhimin qe pretendonin se jepte ky fidan. Rreth 80 kuintal domate e kam hedhur posht ka thene nje fermere e cila llogarit nje dem prej disa milion lekesh

Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe demshperblim nga shteti, pasi ata thonë se kanë paguar rregullisht çmimin e fidanit , por ka dalë e deshtuar

Jane afersisht 2 hektare sera të prekura nga ky fidan që banorët e quajnë të keqe dhe mbi 15 fermere te prekur nga prodhimi tepër i dobët që ka sjellë ky fidan i kultivarit Ozgan

Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi humbjet për ta kanë qenë tepër të mëdha, duke qenë se shumë prej tyre janë dhe me kredi. Nje jave me pare ishin fermeret e fshatit Suk2, Suk1 dhe Arapaj qe protestuan per kete problem ndersa ende nuk ka nje reagim nga Minstria e Bujqesise per zgjidhjen e fermereve

S'KA KOMENTE