Deti vijon te “Perpijë” bregdetin ranor ne SEMAN

Deti vijon te “Perpijë” bregdetin ranor ne SEMAN

3269
SHPËRNDAJE

Ne 3 dekadat e fundit ujrat e Detit Adriatik ne Seman Fier po perparojne duke pushtuar disa qindra metra toke te bregut ranor.Ky pushtim i ujrave te detit Adriatik ne pjesen e Semanit eshte edukshme me sy te lire. Ne 3 dekadat e fundit deti Eshte afruar me shume se 700 meter nga pozicioni i para  30 viteve i vijes bregdetare te Semanit. Per ata frekuentues te dikurshem te para viteve 1990 te ketij plazhi ,mund ti kujtohen kabinat prej druri dhe  kulla e ujit qe ndodheshin rreth 700 m larg bregut te detit seman pas kabinave te dikurshme te plazhit. Sot kjo kulle ndodhet ne uje .

Nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ne Keshillin e Qarkut Fier mesohet se ne vitet e fundit fenomeni natyror i zaptimit te bregut ranor nga deti shkon ne 1420 ha jo vetem breg ranor ne Seman dhe Rremas por edhe toke bujqesore qe tashme jane kripezuar.Levizjet e detit Adriatik ne Seman, Rremaz apo edhe ne Divjak shpjegohen si femomene natyrore qe kanw prekur mbare globin per shkak te ndeyshimeve klimatike

Nderkohe Drejtuesi i Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes Bujqesore ne Keshillin e Qarkut Fier Asqesi Ruko eshte shprehur se ne vitin 2021 dhe 2022 eshte reduktuar siperfaqja e tokes bujqesor nga permbytjet dhe demtimi nga erozioni dhe gerryerjet e lumenjve qe pershkojne Qarkun Fier. Sipas monitorimit me te fundit nga me shume se 800-900 ha te demtuara para 3 viteve nga lumenjte Seman  e Vjose kjo shifer ka rene ne  vitin 2022 ne 125 ha ,dhe kjo fale punes se bordit te kullimit dhe ngritjes se pritave 

S'KA KOMENTE