Prej disa vitesh ujrat e Detit Adriatik po perparojne duke pushtuar disa qindra metra toke te bregut ranor ne Seman.Ky pushtim i ujrave te detit Adriatik ne pjesen e Semanit eshte edukshme me sy te lire.
Ne 3 dekadat e fundit deti eshte afruar me shume se 600 – 800 meter nga pozicioni i para 30 viteve i vijes bregdetare te Semanit. Per ata fekuentues te dikurshem te para viteve 1984 te ketij plazhi ,mund ti kujtohen kabinat prej druri dhe kulla e ujit qe ndodheshin rreth 800 m larg bregut te detit seman. Sot kjo kulle ndodhet ne uje qe po vijon ende te gryeje kete bregdet.
Ne 15- 20 vitet e fundit ne zonen e Semanit, Topojes, Darzezes dhe ne Rremas si pasoje e afrimit te detit ka ndodhur dhe mbulimi i rreth 2500 ha toke bujqesore te cilat jane kripezuar dhe mocalizuar.
Pavaresisht evidentimit te ketij demtimi nuk mund te behet asgje per vet faktin e levizjes se detit ne keto 30 vitet e fundit ku ka ndodhur afrimi dhe largimi i tij