Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares në Fier: E reja është qëlluar...

Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçares në Fier: E reja është qëlluar me 7 plumba

1172
SHPËRNDAJE

Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 bisedën me ish-krushkun e tij pas divorcit të së bijës një vit më parë.

Bengaj tha se nuk ndodhej në Shqipëri kur ish-dhëndri Elton Metaj kishte marrë peng familjen dhe pasi ishte kthyer, ishte takuar më prindërit e tij.

Në bisedë, ish-krushku i kishte rrëfyer se në një rast kur i biri e kishte dhunuar nusen ai ishte përpjekur të ndërhynte, por Eltoni e kishte denoncuar në polici.

“Nuk ndodhesha rastin e parë. Pasi u ktheva kam folur me prindërit e tij. Pasi pimë një kafe, i thashë ishim miq, mbetemi shokë. I thashë kur ti e ke ditur që djali jot qëllonte vajzën time, kur më ke thënë që gabimin më të vogël do më njoftosh mua. Më tha kur kam qenë në një rast, që po dhunonte Sabrinën, ndërhyra dhe Eltoni më denoncoi për thyerje banese”, tregoi Partizan Bengaj.

Ai kërkoi dhe dënimin e nënës së Eltonit, Sabire Metaj.

“Babai i Eltonit ka qenë një njeri absolutisht i mirë. Mua më qëlloi një plehrë, nëna e tij do më përgjigjet. Kërkoj varje për Eltonin, plumbi është pak. Dënim për mashtruesen Sabire, për këtë vete para ligjit”, tha Partizan Bengaj.

S'KA KOMENTE