Detaje të reja për ekzekutimin e Shpëtim dhe Teuta Pashos. Ja çfarë...

Detaje të reja për ekzekutimin e Shpëtim dhe Teuta Pashos. Ja çfarë kishin veshur kur u sulmuan në shtëpi

586
SHPËRNDAJE

Prokuroria italiane vijon hetimet për çiftin shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të copëtuar në mënyrë makabre rreth 5 vite pasi ishin shpallur të humbur. Mbetjet e tyre njerëzore u gjetën në 4 valixhe pranë burgut Solllicciano në Firence, ndërkohë që mediat italiane thonë se mund të kishin hapur vetë derën vrasëve të tyre.

Kjo është një nga hipotezat në të cilën hetuesit po punojnë pa pushim. Nga mbetjet e gjetura , rezultoi se gruaja kishte veshur një fustan rozë ndërsa burri ishte me pizhama. Nuk dihet nëse janë sulmuar teksa ishin në gjumë, por ata mund të mos kenë dyshuar për një situatë të rrezikshme pasi ndodheshin në shtëpinë e tyre.

Dyshohet se çifti mund të jetë tradhtuar nga dikush që e njihnin dhe më pas janë sulmuar me mjete të rënda pasi gruaja ishte rrahur dhe burri ishte vrarë me thikë në fyt.

Ndërkohë, dëshmitari kyç që mund të zbulojë të dhëna për ekzekutimin e çiftit shqiptar është djali i tyre, Taulant Pasho, i cili ndodhet në burg në Zvicër, që nga 16 tetori 2020 pasi dënohet për vjedhje dhe shkelje të tjera.

Ai ishte i fundit që takoi Shpëtim dhe Teuta Pashon pasi morën shumën 40 mijë euro si dëmshpërblim nga një aksident.

Deri në Nëntor të vitit 2016, jetonte në një apartament në via del Pantano 16 në Firence dhe më pas u zhduk. Mediat e huaja raportojnë se kishte dhe një garazh, për të cilin u bënë disa ankesa nga banorët e lagjes se vinin aroma të këqija.

Erërat e këqija i atribuohen pranisë së disa qenve që ndodheshin aty dhe nuk kishin kujdesin e duhur.

Ankesat iu paraqitën Bërthamës së Gardës së Provincave Zoofile të Firences, e cila pas disa inspektimesh (nga Nëntori 2016 deri në Janar 2017), informoi Autoritetin Gjyqësor duke theksuar se bëhej fjalë për një situatë të higjienës së dobët dhe kujdesit jo korrekt të kafshëve shtëpiake. Gjatë kontrolleve, në fakt, u zbulua prania e jashtëqitjeve të pa mbledhura dhe urinës.

Në qershor 2016, karabinierët gjetën 6 kg drogë të llojit marijuanë brenda garazhit që i përkiste shtëpisë së Pashos, i cili qëndroi në paraburgim për këtë vepër penale. Më pas qëndroi në arrati dhe Prokuroria Publike e Firences ka kërkuar që urdhri përfundimtar i burgimit kundër Taulant Pashos të jetë i vlefshëm edhe në një nivel ndërkombëtar (ai duhet të vuajë 3 vjet dhe 11 muaj burgim).

S'KA KOMENTE