Detaje te reja nga vrasja e 62 vjecarit nga Fieri

Detaje te reja nga vrasja e 62 vjecarit nga Fieri

1005
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur te Liqeni Artificial i Tirane.policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat e dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.Ne trupin e 62 vjecarit jane gjetur tre plumba

Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij  kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave.

Personat që qëlluan mbi 62 vjecarin referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.H. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

S'KA KOMENTE