Detaje të reja nga shpërthimi me tritol  ne banese

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol  ne banese

133
SHPËRNDAJE

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut në Tiranë, ku një sasi tritoli u vendos në banesën në pronësi të shtetasit Muhamet Duka, djemtë e të cilit janë dy personazhe të njohur të botës së krimit.

Mesohet se në banesë prej 3 vitesh nuk jetonte njeri. Familjarët e Leonard dhe Elis Duka, që prej shpalljes së tyre në kërkim 4 vite më parë, pas vrasjes së ish-policit Santiago Malka ishin shpërngulur nga kjo banesë, për shkak të frikës së hakmarrjes.

Sasia e tritolit që është vendosur në derën e banesës së familjes Duka, dyshohet se ka qenë e vogël, e megjithatë ka mjaftuar që të dëmtojë derën kryesore të shtëpisë, si dhe të alarmojë banorët e tjerë të pallatit, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

Vetë Duka ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët, ndërkohë që janë të njohura përplasjes që djemtë e tij kanë pasur me bosin e lojërave të fatit, tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Ky i fundit më herët e kishte marrë peng Muhamet Dukën, në shenjë hakmarrje ndaj djemve të tij.

Leonard Duka u arrestua në muajin Shkurt të këtij viti, në një provincë në Belgjikë. Autoritetet belge e kanë prangosur Duken në shoqërinë e një vajze, mëngjesin e 14 shkurtit, që përkon me festën e Shën Valentinit, teksa në banesë u gjeten armë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Për Dukën pritet që të ketë një kërkesë për ekstradim nga pala shqiptare.

S'KA KOMENTE