Detaje nga operacioni “shpirti”: Sa është vlera e pasurive të sekuestruara, u...

Detaje nga operacioni “shpirti”: Sa është vlera e pasurive të sekuestruara, u trafikuan mbi 6 ton drogë, u goditën 4 grupe kriminale

181
SHPËRNDAJE

Prokurori i SPAK Vladimir Mara, që ka udhëhequr operacionin ”shpirti” në bashkëpunim me antimafian italiane, nën udhëheqjen e Eurojust, ka dhënë detaje në lidhje me personat e arresuar dhe pasuritë që janë sekuestruar.

“Ishte një hetim i vështitë, janë evidentuar episode rë shumta të trafikimit. Janë sekuestruar mbi 6 ton drogë, është trafikuar kanabis, kokainë dhe heroinë. Operacioni ka enë i shtrirë në kohë dhe në hapësirë, është evidentuar dhe përfshirja e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Kanë qenë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë, që kanë dhënë detaje në lidhje me trafikun, kanë pasur role të rëndësishme në grupet kriminale.

Pasuritë janë kryesisht në Vlorë, Kavajë, Tiranë dhe vende të tjera, janë 11 pasuri të paluajtshme, restorante, hotele, supermarkete, troje, janë sekuestruar 4 shoqëri tregtare, me vlerë më shumë se 3 milionë euro.

Janë pasuri që janë vendosur në sajë të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Ka qenë një hetim shumë i gjerë, në RSH janë evidentuar dhe dy episode të tjerë të trafikut të lëndëve narkotike, është kryer dorëzimi i kontrolluar, është evidentuar prania e 4 grupeve kriminale, që bashkëpunonin me grupet në Bari.

S'KA KOMENTE