Detaje nga mega-operacionet, zbulohet droga e re që vinte me postë 

Detaje nga mega-operacionet, zbulohet droga e re që vinte me postë 

569
SHPËRNDAJE

Detaje të reja vijnë nga mega-operacioni anti-drogë i Policisë së Shtetit, i cili po zhvillohet nga toka dhe ajri.

Mbi 200 persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të zhvilluar, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.Mësohet se këta persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni antidrogë, ku sipas burimeve janë lëshuar në total qindra urdhër arreste.

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet. Është konstatuar po ashtu edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë me postë.

Mësohet se bëhet fjalë për drogë “Xhelatinë”, e cila vinte nga Kanadaja.

Gjatë operacionit janë sekuesturar edhe shuma të mëdha me para. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka efektivë policie, femra dhe shtetas minorenë nën 18-vjeç.

Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë janë pikasur edhe me blerje të stimuluara.

S'KA KOMENTE