Detaje nga aksidenti tragjik ku humben jeten dy adoleshente dhe u plagosen...

Detaje nga aksidenti tragjik ku humben jeten dy adoleshente dhe u plagosen tre te tjere

379
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku kanë humbur jetën dy adoleshente dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërzhitë të Tiranës, ku nje makine e drejtuar nga 18-vjeçari Françesk Shaba eshte perplasur me nje mur.

Në makinë po udhëtonin 5 adoleshentë
Në fotot më poshtë shikoni pamjet e aksidentit tragjik, që i mori jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

Ato janë dy 17 vjeçaret, Denada Tarja dhe Suada Serani.

Adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 gjatë mesnatës së të dielës, në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.

S'KA KOMENTE