Deputeti Mark Marku, kërkon rithemelim të PD dhe Kuvend tjetër të

Deputeti Mark Marku, kërkon rithemelim të PD dhe Kuvend tjetër të

16
SHPËRNDAJE

Profesori i njohur i gazetarisë Mark Marku, i rizgjedhur deputet i PD pas ishte shkëputur prej dy legjislaturash, propozoi rithemelimin e kësaj partie dhe mbajtjen e një Kuvend tjetër të Jashtëzakonshëm Kombëtar. “Për herë të parë në historinë e pluralizmit, PD nuk arriti të vij në pushtet pas dy mandatesh të qeverisjes! Fakt i rëndë për ne dhe për vendin! E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj! ” tha zoti Marku. 
Në arsyetimin e tij zoti Marku tha se “kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë”. “Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot. Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi, është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi” tha ai.
“Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore. Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur. Të fillojmë të mendojmë seriozisht. Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu. Katër propozimet e Kuvendit janë kot!” shprehu kundërshtimin e tij deputeti i PD i njohur për qëndrime pa kompromis. “Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi. Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet” tha ai. Zoti Marku kujtoi një propozim të vjetër të tij rithemelimin e PD dhe mbajtjen e një Kuvend tjetër të Jashtëzakonshëm Kombëtar.

S'KA KOMENTE