Deputeti i PS:Vërtet çmimet janë rritur, por nuk vdes njeri për bukë!

Deputeti i PS:Vërtet çmimet janë rritur, por nuk vdes njeri për bukë!

51
SHPËRNDAJE
Damian Gjiknuri
Damian Gjiknuri

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri thotë se qeveria socialiste po zbaton politikat e duhura sociale, në një kohë kur ekonomia globale po përballet me të papritura.

Gjiknuri mbështeti nismën për rritjen e rrogave dhe dhënien e bonusit për pensionistët, ndërsa pranoi se çmimet në vend janë rritur si pasojë e inflacionit. Megjithatë, Gjiknuri tha nga foltorja e Kuvendit se sipas tij, në Shqipëri “nuk vdes njeri për bukë”.

“Plaku i vjetër e di shqetësimin por nuk e sulmon direkt, por vë këta kasnecët e vegjël. Ju krijoni kakofoni sepse nuk dini si të reagoni. Vetëm këtë vit janë 10 apo 11 mijë lekë të reja që shkojnë direkt në ekonominë e tyre. Çmimi i energjisë nuk lëvizi këtu asnjëherë. Kjo është masë e pastër sociale, unë jam krenar për qeverinë time. Mos hidhni dokra këtu që Shqipëria qenka vendi i dytë apo i tretë më i shtrenjtë në Europë, këto janë përralla. Vërtet çmimet janë rritur, në Shqipëri siç janë rritur kudo, por prap me këtë minimum të ardhurash nuk vdes njeri për bukë”, deklaroi Gjiknuri.

Deputeti i PS, Gjiknuri nuk kurseu ironitë me demokratët duke thënë se duhet të kërkojnë një Shqipëri të stabilizuar për të ardhmen, por kjo vlen për brezin e ri të politikanëve sipas gjiknurit dhe jo për politikanë si Edmond Spaho të cilit iu drejtua duke i thënë “ti nuk je për këtë punë”.

“Shikoni artikujt ndërkombëtarë çfarë thonë për nomadët dixhitalë, shikoni artikuj pozitivë, por juve u turbullojnë dhe ua mbushin sytë me lot. Doni prespektivë zhvillimi ju? Qoftë edhe ju për të ardhur në pushtet, jo ti Mond se ti nuk je për atë, por brezi i ri, do një vend stabël, masa sociale dhe të mos godasë konkurrueshmërinë në ekonomi. Ndërhyrjet që po bën qeveria, janë masa e duhur, masa sociale. Ne jemi në proces, ndaj ligjet fiskale në të gjithë botën shikohen dhe rishikohen sepse ka të papritura. Ndaj qeveria duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë menjëherë.

Me që kishit merak për 14 majin, patjetër qytetarët duan dhe dijnë ta vlerësojnë, ku e di unë këtë? Ngaqë çirreni ju. Qeveria socialiste duhet të bëjë më shumë masa të tilla, dhe jam i bindur që në këtë pjesë të mandatit fokusi ka qenë aspektet sociale. Për të pasur sa më shumë incentiva për njerëzit për të qëndruar këtu. Fenomeni i emigracionit është global, problemi është çfarë bën ti për ta zbutur”, u shpreh Gjiknuri

S'KA KOMENTE