Deputeti i PD Qarku Fier:“Administrata është kthyer në funksion të zgjedhjeve”

Deputeti i PD Qarku Fier:“Administrata është kthyer në funksion të zgjedhjeve”

59
SHPËRNDAJE

deputeti Saimir Korreshi foli për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë kësaj interviste, ai u ndal edhe tek problematikat me të cilat përballet qytetarët në Lushnje, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama, duke shtuar se po përdor administratën në funksion të zgjedhje.

Korreshi tha se Bashkia nuk ka bërë asnjë investim në Lushnje dhe se vetë në kohë fushatash kujtohen për qytetarët.

“Nuk kanë kurajë që të takohen me njerëzit. Vetëm në dy muajt e fundit, bëhet nami, sikur xhindit i  është kërkuar llamba dhe ndërtohet pa fund. Ndërsa pas datës 14 do të harrohet çdo gjë. Është katastrofike ajo që bën administrate qendrore dhe lokale. Emërimet e reja në punë, dhe pas tre muajsh i nxjerrin në rrugë. Gjithmonë vendet e punës dalin përpara zgjedhjeve. Lushnja nuk vuan vetëm për të ngrenë, por para nuk ka. Banorët janë larguar jashtë vendin, drejt Gjermanisë dhe Anglisë. Është e frikshme, ka largime pa fund. Janë të shpërndarë edhe drejt Francës. Ikin edhe drejt vendeve ku kanë mundësi të pasurohen më shpejt, apo edhe “shtëpi bari” për të punuar. Ka “rilindur tregu i rrobave të përdorura”, nuk kanë mundësi ekonomike”, ka thënë ai.

Më tej shtoi se në këtë fushatë janë të angazhuar edhe për Lushnjen, por gjithashtu edhe për Divjakën, por theksoi se nuk ka munguar mbështetja edhe për Belind Këlliçin.

“Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Meta ndoshta ka preferuar të mos jetë ai i parë, besoj unë. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë. Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë. Unë kam thënë diku, që PD do të fitojë 55 Bashki, pra kandidatët e djathtë, këtu flas si politikan dhe jo si Saimiri”.

S'KA KOMENTE