Deputeti i PD godet perseri ne Kuvend:“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm...

Deputeti i PD godet perseri ne Kuvend:“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetllëqe”

224
SHPËRNDAJE

FJALA E PLOTË
U mallëngjeva, por më pas ktheva kokën mbrapsht sepse më dërguan mesazh nga Lushnja, shiko se ti harron se fle në Lushnjë. Po i thashë dhe pikërisht mu duk gjithë kjo historia e mallëngjimeve, e këtyre arritjeve globale si fotografia që gjyshi i kërkoi nipit, i cili e bëri dhe e ndau më gjysmë kur ia tregoi se ishte veshur bukur, me xhaketë e këmishë e kollare, ndërsa nga mesi e poshtë ishte lakuriq e nuk ia tregonte dot. Kështu është dhe situata në të cilën ndodhet mjekësia shqiptare.
E fillova me mjekësinë shqiptare se nuk e kemi vetëm tek vaksina. Për hir të së vërtetës i gjithë grupi parlamentar i PD-së është pro, ka qenë pro dhe ka shprehur votën e tij pro. Por deri dje thonim çfarë vaksine të bënim, kinezen apo atë që s’e dinim se nga ishte prejardhja se ashtu është një muhabet. Në Lushnjë, por besoj dhe në rrethe të tjera, duhej miku i fortë, duhet të ndërhyje tek politikanët për të arritur të bëje Pfizer. Besoj se të gjithë e dini. Për të bërë një skaner të thonë në Lushnjë, po nuk pate mik, do katër javë, po për katër javë virusi vete vjen 2 herë në trupin e njeriut. S’punon priza, nga më absurdet, nuk ka lënë për të bërë skanerin. Po mirë more zotërinj, sa duhet të presin këta njerëz për t’u diagnostikuar. Ta kalojmë privat. Sistemi tregoi që vetëm një privat jashtë spitalit të Lushnjës hodhi poshtë gjithë mjekësinë tuaj sepse arrinte në kohë të përballonte gjithë qytetin. Ndërsa skaneri i qytetit të Lushnjës punonte me manivel, si makinat e kohës, si çdo gjë tek ju.

Por ju nuk e kishit kohën se drejtori nuk e kishte kohën të shikonte skanerin, të shikonte mjekët që realisht për hir të së vërtetës dua t’i falënderoj mjekët e Lushnjës sepse kanë bërë një punë të paparë, por jo drejtuesit që e kishin mendjen të shikonin tenderat e urgjencës. Në kulmin e pandemisë tenderin e urgjencës së Lushnjës, ju ftoj realisht të vini ta shikoni. Akoma më duket se nuk e marrin në dorëzim sepse nga 80 shkoi 250, thonë fjalët që ka vajtur 250 milionë, nuk e dimë. Unë vetëm ju ftoj, vetëm një kërkesë kam për ju që drejtoni këtë institucion. Nuk ju kërkoj shumë kohë të vini në Lushnjë, vetëm kohën që harxhoni në parukeri. Po e patë spitalin e Lushnjës e mjafton të shikosh se ai është beter mandat. Ju qeshët se ju bëri përshtypja fjala, që aty kalojnë minjtë. Sot në Lushnjë, nuk po gjen mace, i kanë çuar të gjitha tek spitali. Kjo është situata e pandemisë. Pse duhet të gënjejmë ne shqiptarët, kur të gjithë e kanë marrë dhe iu premtua se të gjitha mjekimet do t’iu bëheshin në shtëpi dhe të gjithë ato fatura do iu rimbursoheshin. Pa pyesni njëherë sa veta e kanë kaluar COVID-in në Shqipëri, a iu është rimbursuar ndonjë cent? A e dini ju që infermierët po gëzojnë që jemi në kushte pandemie sepse bëjnë shërbime jashtë në kushte shtëpie dhe kërkojnë 50 mijë lekë. Për ata është e drejtë sepse jashtë orarit, por kosto ku shkon. A e di qeveria, ka bërë ndonjë kosto qeveria juaj në lidhje me këtë. Nuk e keni bërë. Bëjeni për të kuptuar se si është realisht e vërteta, se si spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën vetëm synetlliqe. Dhe nga dy herë apandesitin, asnjë gjë tjetër nuk ka. Shkoni pyetini, se ka dhe të majtë kirurgë, tju thonë se ka pas ditë që iu ka rënë djersa mbi plagën e atyre që operojnë sepse nuk ka kushte e kushtet janë terribël. Ne kemi të gjithë pleq nëpër shtëpi, kemi mamatë, falim Zotin shyqyr që na i ka lënë në shëndet të plotë sepse për të ardhur në Tiranë do një orë e gjysmë e po të bjerë larg qoftë ndonjë infarkt nuk ka asnjë ndihmë të parë në spitalin e Lushnjës, pra duhet të vish në Tiranë për çdo lloj. Votat ia doni kësaj Lushnjës, por realisht e keni lënë në derexhe të fundit. Thoni pastaj jo do hapim të gjitha shkollat, kemi marrë të gjitha masat, asnjë masë, asnjë maskë nuk ka nëpër shkolla. Mirë që janë kapul në çdo klasë, por nuk kanë as nevojat më minimale.

Po të shikoni shkollat elitë në Lushnjë, një shkollë elitë 9-vjeçare, po ua them realisht si është gjendja. Gjendja është katastrofë, por katastrofë kur flasim për tualetet. Ne kemi disa kategori të thënit në Lushnjë, e themi ndryshe, e themi hale, e themi qenef, nevojtore, banjë dhe tualet. Ne jemi në kufijtë e qenefit me halën në këtë shkollë elitare në Lushnjë. Po kërkojmë banjën. E kuptoni se ku është gjithë kjo propagandë e juaja, e gjithë kjo mirëqëverisje e juaja. Po mirë çfarë ju gjen ju, në vend se t’i bëni presion të gjithë mësuesve gjatë gjithë fushatës elektorale se do t’i ballafaqoni me dosje, jo or jo, ndani klasat përgjysmë, jepini mundësi mësuesve që keni bërë me dosje të rrinë në punë e jo si keni hequr gjithë të tjerët, kandidatët e PD-së dhe i keni nxjerrë në mëshirë të fatit.

Në lidhje me këto rritjet e çmimeve, se këto hipjet, zbritjet s’para i kuptoj mirë dhe do të thosha vetëm një gjë. Do t’ju lutesha të gjithëve ta provoni vetëm një muaj, jo me rrogë qytetari, por me rrogën tuaj të parlamentit nëse do ia dilnit dot në fund të muajit.

S'KA KOMENTE