Deputetet e Fierit qe ‘heshten’ dhe folen me shume ne Kuvend ne...

Deputetet e Fierit qe ‘heshten’ dhe folen me shume ne Kuvend ne shtator-dhjetor 2019

2012
SHPËRNDAJE

 

Të dhënat e angazhimit të deputetëve në seancat plenare gjatë periudhës shtator-dhjetor 2019 nxjerrin në pah nivelin minimal të angazhimit të shumicës së deputetëve.

Në total 24% e deputetëve ose 27 deputetë (duke lënë jashtë listës ministrat dhe Kryetarin e Kuvendit) nuk kanë folur në asnjë prej seancave plenare, 21% kanë pasur vetëm nga një fjalim në parlament dhe 20% kanë pasur maksimumi nga dy fjalime në 13 seancat plenare të parlamentit.Midis 27 deputeteve qe nuk kane folur asnje fjale ne Kuvend ne shtator – dhjetor 2019 eshte deputeti i PS Fier Robert Bitri

Jane rreth 22% të deputetëve që nuk janë e angazhuar në debatet në seancat plenare, përfshirë dy seancat që i janë dedikuar zgjedhësve dhe problematikave të zonave zgjedhore.

Politikisht lista tregon edhe se cilët janë deputetët që nuk preferohen nga drejtuesit e grupeve parlamentare dhe për pasojë, nuk u delegohet e drejta për t’u promovuar në seanca në emër të grupit të vet politik.

Per disa prej tyre mospjesëmarrja në debatet parlamentare është kompensuar me pjesëmarrje aktive në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, por gjithsesi në listë ka emra të përhershëm që nuk preferojnë të jenë aktivë në debate dhe as protagonistë në seancat plenare.

Po ashtu në listën e “të heshturve” në seancat plenare bëjnë pjesë edhe rreth 5-6 deputetë nga lista e 10-15 deputetëve me më shumë përfitim financiar nga trajtimi i funksionit të deputetit ne vitin 2019

Nderkohe ne listen e deputeteve qe kane mbajtur me shume fjalime apo oratoret e kuvendit

janë katër deputetë, – deputeti A.Roshi, njëherësh
kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, deputeti i ri
H.Valteri, deputeti K.Papa dhe deputeti i FIERIT Nimet Musaj nga lista
proporcionale e LSI. Musaj është i vetmi midis tyre që
drejton edhe një grup parlamentar dhe për pasojë, ka akses më të madh në debatet dhe procedurat parlamentare.

Ne listen e oratoreve te kuvendit renditet edhe deputetja e PS Fier Antoneta Dhima

S'KA KOMENTE