Dentistja shqiptare arrestohet për vrasje në Belgjikë

Dentistja shqiptare arrestohet për vrasje në Belgjikë

281
SHPËRNDAJE

Një dentiste shqiptare është arrestuar nga policia belge si e dyshuar kryesore për vrasjen e një ish-piloti belg, me të cilin bashkëjetonte.

Mediat belge shkruajnë se emri i shqiptares është Monika, mbiemri i së cilës nis me S. dhe është 46-vjeç. Dyshime ka se ajo është autorja e vrasjes së 45-vjeçarit Robi Klas, trupi i të cilit u gjet i pajetë mëngjesin e 20 Majit në shtrat në banesën e tij në  qytezën Lumen në veri të vendit.

Siç njoftojnë mediat belge, ai u gjet i vdekur nga asfiksia pasi kokën e kishte të mbuluar me një qese. Në gjakun e viktimës u gjetën substanca të pazakonta që shkaktojnë dehje, duke iu referuar dokumenteve hetimore.

Të gjitha dyshimet bien mbi 46-vjeçaren me origjinë nga Pogradeci, e cila kishte vetëm një vit që ishte shpërngulur në Belgjikë, me të cilën Klas do të martohej. Mediat shkruajnë se shqiptarja kishte dhënë edhe një intervistë, që gjendet në Youtube.

S'KA KOMENTE