Denoncimi:Ja sa para i dergohet Drejtorit te DPSHTRR per...

Denoncimi:Ja sa para i dergohet Drejtorit te DPSHTRR per patentat ,nga Fieri ne gjithe vendin.

2007
SHPËRNDAJE

Përfitimet prej miliona lekësh të Blendi Goxhes, drejtorit të Shërbimit të Transportit, mikut dhe bashkëpunëtorit më të vjetër të Kryeministrit Edi Rama, dalin sërish në pah nga denoncues të tjerë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e mëposhtëm në adresë të korrupsionit të Gonxhes, të cilin e pëshkruan shkurt: “Një socialist dixhital denoncon korrupsionin! Lexoni denoncomin e tij.”

I dashur shkëlqesia Juaj !
Informacion për Zv.Kryeministrin e shqiptarëve, që është gjoja i angazhuar të luftojë korrupsionin në Administratën Shtetërore!
Blendi Gonxhja te DPSHTRR merr nga inspektoret e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo me pak se 350 000 000 milionë lekë

Konkretisht nga :
Tirana, 60 milionë
Durresi 30 milionë
Elbassan 25 milionë
Fieri 35 milionë
Korca 16 milionë
Laci 20 milionë
Kukes 15 milionë
Diber 10 milionë
Shkoder 25 milionë
Vlore 8 milionë
Gjirokaster 4 milionë
Sarande 3 milionë
Siri Rama i lejeve profesionale, 100 milionë!
Besoj boll informacion keni, këto lekë merr Blendi Gonxhja çdo muaj! Këto lekë ka marrë edhe Arben Isaraj për një vit çdo muaj!
Mbani në pergjime ambientale Kryetarët e Komisioneve të Patentave, inspektorët e autoshkollave dhe Siri Ramën e provimeve. Lekët i mbledh Dëfrimi dhe i dërgon te gruaja e Gonxhes, gjirokastrites !

S'KA KOMENTE