Denoncimi i forte i gazetarit :Fieri “universitet” i grupeve kriminale

Denoncimi i forte i gazetarit :Fieri “universitet” i grupeve kriminale

7640
SHPËRNDAJE

Artan Hoxha: Sot nuk janë më grupe ato, sot janë organizata të mirëfillta kriminale, janë pasuruar shumë, se kanë shumë para. Trafiku ndërkombëtar i narkotikëve i ka pasuruar shumë. Lidhjet me politikën dhe pushtetin u kanë dhënë garanci që ato para të fituara në atë formë t’i investojnë. Sota ata janë biznesmenë. Kur ndodh një atentat ne themi u vra biznesmeni, nuk themi dot direkt të shkuarën e tij. Po themi statusin që ai gëzon për momentin. Në ndryshim me ata të parët janë shumë më të pasur. Po ti shikosh dhe mjetet që padorin. Nëse ata të vjetërit përdornin mjete që mundoheshin më të fota më të larta për të përballuar rrugët, se rrugët ishin më të këqija. Sot i ke me mjete krejt tjetër gjë, luksin nuk e fshejnë. Po ta shikosh të gjitha emrat që diskutuam kemi anashkaluar një qytet që është i rëndësishëm. Ka strukturimin më perfekt, ai është universiteti i krimit të organizuar në Shqipëri. Kur ndodh një vrasje, lajmi është u gjet një kufomë në Seman, kaq. Për mua është qyteti numër një i të organizimit të kriminalitetit. Po ashtu ka grupe shumë të pasur me shtrirje të jashtëzakonshme në disa kontinente. Do të shikosh që këta banditë që ne i nënvlerësonim në atë kohë, në çfarë kapaciteti kanë shkuar sot. Janë shumë agresivë, kafshë territori.

Anduena Llabani: Filluam me grupet dhe organizatat, por harruam hakmarrjen për drejtësi. Synimi ishte vrasja dhe eliminimi që sipas tyre rezultoni që kishin bërë padrejtësi. Në episodin e vendosjes së tritolit në qendër të Tiranës, dhe ka të dhëna se kjo organizatë bashkëpunoi me bandën e Lushnjës, me Aldo Baren. Ka të dhëna se kanë siguruar lëndën plasëse. Por sot bandat apo grupet kriminale, ne tani kemi grupe mafioze të cilat bëjnë vrasje. Ne kemi sot vrasje të zyrtarëve të lartë, vënie eksplozivi, marrje pengjesh duket sikur organizatat janë rikthyer përsëri./ Opinion.al

S'KA KOMENTE