Denoncimi i Deputetit: “Bankers Petrolium” ne Fier ,ka paguar nga 400 mijë...

Denoncimi i Deputetit: “Bankers Petrolium” ne Fier ,ka paguar nga 400 mijë euro baballarë deputetësh

2635
SHPËRNDAJE

Nga foltorja e Parlamentit, deputeti Myslim Murrizi, ka akuzuar mazhorancën në lidhje me çmimin e lartë të naftës që qytetarët paguajnë në vendin tonë. Murrizi është shprehur se “Bankers Petrolium” paguan nga 400 mijë euro baballarëve të deputetëve, ndërsa sipas tij, ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ka bllokuar gjobën që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vënë për këtë kompani.

Murrizi nxori dhe dokumentet, ku kompanisë Bankers i është bllokuar gjoba prej 100 milionë eurosh që i ka vendosur drejtoria e Doganave, nga vetë ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.

 

“Jemi të mbërthyer prej atyre që sjellin naftë dhe kurrë nuk kemi kurajo që të ulim çmimin e naftës, këtu te ne ruajnë të njëjtin çmim, pasi pjesën që rjepin e ndajnë me këto që janë këtu mbrapa. E gjitha nafta në botë ka një ulje me 50 dollarë fuçia.

Ç’patët mo, jeni synetllosur nga gjuha? Bankers Petrolium, nuk e patë që ta përmendte asnjë prej jush, të gjithë paguheni nga ta?! Mbi 1 milionë ton naftë ikin në tregjet e huaja me 15 euro më lirë, nga sa e ka marrë ajo rafineri. Nuk flisni! Ka deputetë që i kanë kthyer baballarët e tyre në zyra avokatie, dhe marrin nga 400 mijë euro nga Bankers. Këtu, këtu!

Autoriteti i Konkurencës nuk është një insitucion privat, paskan ardhur thotë ministrja disa përfaqësues dhe janë takuar me Taulant Ballën dhe me kryetarin e Bashkisë në Kuvend. Ai është takim partie. Boll u bëtë ortak me ata hajdutët e Bankersit që prej 12 vitesh nuk paguajnë tatimet, që drejtoria e Doganave i gjobiti me 100 milionë euro, dhe ia bllokoi kjo ministrja që e kam këtu mbrapa këtu.

109 mijë subjekte që ka Shqipëria vetëm për këtë ndodh që të bllokohet gjoba. Nuk bllokohet se Latifin e merr në telefon Engjëlli, ka naftë Shqipëria ka, prandaj e blejmë më shtrenjtë se të gjitha vendet që na rrethojnë”, u shpreh Murrizi në denoncimin e tij në Kuvend.

Kujtojmë se në ditët e fundit qindra punonjës së Rafinerisë së Ballshit kanë dalë në protesta dhe kanë hyrë në grevë urie për shkak se Bankers nuk furnizon me naftë kompanitë nënkotraktore që kanë në administrim uzinën, duke lënë në rrugë të madhe shumë familje.

Vetë autoriteti i Konkurencës është shprehur se nuk mund të ndërhyjë në çështjen mes kompanive, ndërkohë që qeveria shqiptare derimë tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për sheshimin e këtij problemi.

S'KA KOMENTE