Denoncimi/Arsimi ne Mallakaster është kthyer në skenë krimi”

Denoncimi/Arsimi ne Mallakaster është kthyer në skenë krimi”

3440
SHPËRNDAJE

Punësimet në arsim gjithmonë kanë pasur polemika për shkak edhe të fshatrave ku punësohen arsimdhënësit. Këtë herë Agron Alushaj bashkeshorti i zonjes Fatbardha Alushaj nga Mallakastra edhe pse është në proces të hapur gjyqësor ka zgjedhur të bëjë publik heqjen nga puna të bashkëshortes së tij pa asnjë arsye konkrete.

Nga viti 2014 deri 2016 zonja ka punuar si mësuese e edukimit fizik tek shkolla 9 vjecare “Ismail Klosi “ne Mallakastër,ndërsa pas këtij viti aplikoi si mësuese ndihmëse për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në 2018 bashkëshortes i kërkojnë të lërë vendin e punës pa një arsye të saktë. Alushaj tregon se e ka te vërtetuar tashmë se zyra arsimore Mallakastër ka treguar një papërgjegjshmëri të heqjes nga puna.

Për këtë cështje ne mendojmë është politike sepse kjo ka ndodhur pasi u vendos drejtoresha e re jo më parë. Me shkresat kemi qenë në rregull dhe është një papërgjegjshëmri e institucionit të Ministrisë së Arsimit sepse ka vajtur ankesa por na thonë gjeni gjuhën e përbashkët me zyrën arsimore. 

Si mund të gjej gjuhën e përbashkët? Kemi bërë padi për diskriminim dhe i kam dërguar të gjitha faktet të cilat janë të pamohueshme sepse mua spo me merret e njejta masë si me një rast të një mesuese tjetër që është ankuar. Cdo institucion e di, askush nuk vepron, nesër mund të vihet një mësuese tjetër. Për cfarë është bërë ky pushim nga puna, pse nuk është shkruar në librezë të punës? Zyra arsimore Mallakastër është kthyer në një skenë krimi”– u shpreh Agron Lushaj.

Edhe pse vijojnë procedurat ligjore, bashkëshortja e zotërise është pa punë dhe shprehet se proceseve ligjore do ju shkojë deri në marrjen e së drejtës së tij.

S'KA KOMENTE