Dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare në Greqi qe mbante fëmijët...

Dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare në Greqi qe mbante fëmijët në kushte çnjerëzore

806
SHPËRNDAJE
Greqi

Gjykata greke ka dënuar me 8 vite burg nënën shqiptare të tre fëmijëve të mitur, nën akuzën për trajtimin çnjerëzor ndaj fëmijëve të saj. 

Ngjarja u bë e njohur pak ditë më parë kur babai i fëmijëve 2 dhe 3 vjeç pasi 6-vjeçari është nga lidhje e mëparshme, shtetas grek dhe marinar në profesion u kthye pas 1 viti udhëtim dhe kërkoi të takojë fëmijët tek ish-bashkëshortja. Por ai u përball me një skenë të tmerrshme, pasi fëmijët jetonin mes minjve dhe buburrecave në shtëpi. 

30-vjeçarja shqiptare jetonte me të dashurin e saj 54 vjeçar, ndërkohë që ish-burri u nxor me dhunë që të mos hynte në banesë. Me ndërhyrjen e fqinjëve, organizatës për mbrojtjen e të miturve “Buzëqeshja e fëmijëve” dhe policisë u bë i mundur arrestimi i çiftit një javë më parë. Dëshmitë e frikshme se si babai pa të dalin buburreca nga goja e fëmijëve e se si qarkullonin nëpër Athinë si lypsa zbathur ka shkaktuar tmerr dhe tek vetë gjykatësja që gjatë seancës së sotme kërkoi të ndalojnë pamjet dhe dëshmitë e akuzave sepse nuk duronte dot më. Fëmijët aktualisht janë të shtruar në spitalin pediatrik në Athinë, ndërkohë që shqiptarja mori dënimin me 8 vite burg.

S'KA KOMENTE