Veriu i vendit është përfshirë sot nga moti i keq, ku situata në Tropojë ka qenë edhe më e rëndë me rrugë të përmbytura ndërsa disa banesa janë në rrezik.
Ndërkohë moti i keq duket se ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm në Fierzë. OSHEE njofton se brigadat e OSSH Kukës dhe Tropojë janë në terren për të riparuar dëmin.