Albano Velo është agresori që vrau me armë zjarri biznesmenin, Edmond Papa, në mes të një
lokali te “Komuna e Parisit” në Tiranë, më 16 dhjetor.
30 vjeçari u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Mesohet se teksa Velo ka mohuar autorësinë e vrasjes para uniformave blu.
Si u ekzekutua Edmond Papa
Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.
Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Hetimet ishin fokusuar në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë. Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Biznesmeni Edmond Papa ka qenë dënuar më parë në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.
Po ashtu dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja pak ditë më parë në Greqi. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, nga një tjetër shqiptar. Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Pjesë të këtij hetimi është edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh me tritol në qershor të vitit të kaluar në Tiranë