Deklaratë e forte nga politikani i njohur serb: Rusët plan për vrasjen...

Deklaratë e forte nga politikani i njohur serb: Rusët plan për vrasjen e Vuçiç dhe nisjen e konfliktit të ri në Ballkan

188
SHPËRNDAJE

Politikani i njohur nga Vojvodina,Nenad Čanak i cili është edhe kreu i Lidhjes së Socialdemokratëve, bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme duke thënë se “Rusia synon vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, si dhe “nisjen e një konflikti të ri në Ballkan”.

Kjo pasi sipas tij, presidenti serb, Vuçiç “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”.

Këto komente politikani serb i ka dhënë gjatë një interviste për televizionin e Sarajevës Face TV me gazetarin e njohur Senad Haxhifejzoviq , transmeton Danas, raporton Express.

Čanak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiqit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun.

Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiqit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.

E “sovranitetin territorial”, Vuçiq e ka përdorur kundër Kosovës për ta cilësuar “hipokrite” ndërhyrjen e NATO-së në vitin 1999, që për qëllim kishte ndaljen e gjenocidit serb në Kosovë.

Përkundër situatës aktuale, Serbia ka vazhduar me marrëveshje të gazit me Rusinë.

Pos kësaj, serbët në Beograd disa herë kanë manifestuar shesheve në mbështetje të presidentit rus Vladimir Putin për politikën e tij në raport me Ukrainën

S'KA KOMENTE