Deklarata e Berishes pasi deshmoje per 2 ore ne prokurori per protesten...

Deklarata e Berishes pasi deshmoje per 2 ore ne prokurori per protesten e 8 janarit

132
SHPËRNDAJE

Pas më shumë se dy orësh në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të dëshmisë së tij dhënë para prokurorëve.

Duke folur për media, Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa u shpreh se më 8 janar ai ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish e trafikantësh.

“Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha.

Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës. I shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Nuraj, pasi ka dalë nga makina duke përshëndetur me dy gishta, ka hyrë brenda ambienteve të prokurorisë.

Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.

Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar. Mësohet se Berisha, do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PD-së, nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PD-së. Po ashtu, sot në pyetje ne orën 12:00 do të merret edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, që po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Noka do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohet protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën. Kujtojmë se i vetmi që është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

S'KA KOMENTE