Dëborë në pranverë, zbardhen zonat malore të Elbasanit dhe Korçës

Dëborë në pranverë, zbardhen zonat malore të Elbasanit dhe Korçës

59
SHPËRNDAJE

Edhe pse jemi në pranverë, reshje dëbore kanë rënë gjatë natës në zonat malore të qarkut të Elbasanit.

Trashësia e dëborës arrin deri në 5 cm në zonën Stebleve.

Aksi nacional Librazhd- Stebleve kërkon kujdes në disa segmente, teksa temperaturat kanë arritur -3 gjatë natës.

Edhe në Korçë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, km 5-km14,  trashësia e dëbores është 5 cm -10 cm.

Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë,  trashësia ka arritur 3cm – 7cm.

Autoritetet rrugore bëjnë me dije se në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka  probleme dimërore  në rrugë.

S'KA KOMENTE