Dëborë në pranverë, në verilindje të vendit trashësia ka arritur deri në...

Dëborë në pranverë, në verilindje të vendit trashësia ka arritur deri në 20 cm

368
SHPËRNDAJE

Prej ditës së djeshme verilindja është përfshirë nga një mot i paqëndrueshme, reshje shiu e dëbore.Gjatë natës në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit reshjet e dëborës arritën deri në 20 cm. Në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Grykecaje, Tropojë e Vjetër, Margegaj, Lekbibaj, Bytyc e Gjinaj reshjet e dëborës të shoqëruara dhe me erera të forta krijuan probleme në disa akse të rrugëve rurale dhe ato që lidhin qendrat e njësive me rrugët nacionale.

Në disa fshatra të këtyre njësive u ndërpre energjia elektrike. Kompanitë sipërmarrëse për mirëmbajtjen e rrugëve nisën punën për pastrimin dhe rivendosjen e qarkullimit në akset Kukës- Shishtavec, Kukës- Peshkopi dhe rrugët rurale.

Edhe grupet e punës të OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve. Temperaturat në mëngjes ne zonat me rrahje dëbore zbritën nga 2 në 0 grade celsius.

S'KA KOMENTE