Debate ne Komisionin e Sigurise/PD:Ngjarjet ne Fier e Kruje, njerezit skane besim...

Debate ne Komisionin e Sigurise/PD:Ngjarjet ne Fier e Kruje, njerezit skane besim tek policia

119
SHPËRNDAJE

Deputetët e opozitës kanë shfrytëzuar rastin që ministri i brendshëm Bledi Çuçi ishte në Komisionin e Sigurisë, për ta pyetur atë në lidhje me vrasjen në Fier dhe grabitjen në Nikël, edhe pse kjo nuk ishte në rendin e ditës.

Çuçi ka zgjedhur që të mos përgjigjet, duke thënë se pyetjet që i ishin bërë nuk kishin lidhje me projektligjin për agjensinë e mbikqyrjes policore.

Debatet në Komision:

Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët. “Vaji i kandilit“ tregon përcmimim, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë.

Çuçi: Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin.

Baçi: Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?

Salianji: Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi ska pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë ti përgjigjet shqetësimeve të opozitës.

Ndërkohë që deputetët e PS e quajtën këtë ndërhyrje të kolegëve të tyre një dëshirë për protagonizëm, dhe për të rrëmbyer vëmendje të panevojshme.

Noka: Sot keni një polici të zhytur në krim. Historia ka treguar se sikurse është kriminalizuar policia me vullnet politik, po me atë vullnet politik janë mbrojtur titullar policie. Kjo tregon që vullneti politik për ta mbajtur të mbërthyer policinë në darët e krimit është e frikshme. është për t’u shqetësuar dhe jo për të thënë nuk kam opërgjigje.

Po qarkullojnë titullarët, se kanë dosjet sa një mal të përfshirë në afera. Kjo tregon faktin që ose keni ezauruar çdo efekt normal në policinë e shtetit, ose është e gjithë kupola e inkriminuar. Ky riokthim i titullarëve të larguar me damkë është shqetësues dhe alarmant. Jo duhet reformuar, po mbase duhet shkrirë dhe riformatuar e gjithë kup[ola e policisë. Ju nuk keni vullnet politik për ta pastruar, kjo ka kosto dhe do ti paguajnë qytetarët.

Ka vetëm një zgjidhje, me këto ndryshime nuk ka asnjë zgjidhje, zgjidhja është largimi juaj për të çliruar edhe policinë e shtetit.

S'KA KOMENTE