DEA amerikane gati të hapë filialin në Tiranë

DEA amerikane gati të hapë filialin në Tiranë

199
SHPËRNDAJE

Rritja e sasive të kokainës që kalojnë nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, përmes portit të Durrësit, apo zbulimi i laboratorëve të drogës në vendin tonë, duket se ka shtyrë DEA-n amerikane që të hapë zyra dhe në Shqipëri.

Mësohet se amerikanët kanë bërë të gjitha testimet e nevojshme, dhe pritet që të hapin filialin e tyre në Tiranë. Deri tani koordinimi dhe bashkëpunimi me autoritetet shqiptare kryhej përmes zyrës së DEA-s që ndodhet në Athinë.

Lajmi për mbërritjen e DEA-s në Shqipëri, duket se ka gjetur të kënaqur dhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:

DEA mirëserdhët!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngushtme që diktojnë prezencën tuaj këtu…”.

DEA është Agjencia Federale amerikane për Ballkanin, që bën hetimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës në këto vende.

S'KA KOMENTE