DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar i Ballkanit; vështirësi për investitorët e...

DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar i Ballkanit; vështirësi për investitorët e huaj

64
SHPËRNDAJE

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin më të fundit, rreth klimës së Investimeve në Shqipëri për Vitin 2019, ka nënvizuar se Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, me mungesë të theksuar të transparencës në tendera, zbatim të dobët të kontratave, problematika në çështjet e pronësisë, zbatueshmëri e ulët e ligjeve.

Sipas raportit, investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme për faktin që rregullatorët përdorin legje dhe rregullore që janë të vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente si mjete për të larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.
“Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet e rregulloreve dhe ligjeve. Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.”-thuhet në raport.

Problematika të tjera theksohen në fushat:

a. Prokurimet:
Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme, përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë. Deri në fund të vitit 2018, qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata 3P.

b. Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri

Është vështirë marrja e titullit të qartë të pronësisë, ka individë që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist gjithashtu është i vështirë.

c. Ligji i investimeve strategjike

Për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe për të nxitur investimet vendase, qeveria miratoi një ligj mbi investimet strategjike në 2015. Ligji përcakton stimujt e investimeve dhe ofron procedura administrative të shpejta për investitorët strategjikë vendas dhe të huaj, varësisht nga madhësia e investimeve dhe numri i vendeve të punës krijuar. Qeveria gjithashtu miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitallë të Durrësit, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA-s ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit e ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

d. Korrupsion i lartë

Treguesi i Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit në 2018 e renditi Shqipërinë në vendin e 99 mes 180 vendeve, një rënie prej tetë pikë nga viti 2017. Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

S'KA KOMENTE