DASH e sanksionoi, Berisha zbulon takimet mes Bashes dhe ish- deputetit socialist

DASH e sanksionoi, Berisha zbulon takimet mes Bashes dhe ish- deputetit socialist

67
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sankisonet që SHBA i vendosi ish-deputetit të PS Aqif Rakipit, teksa ka zbuluar prapaskena mes ish-deputetit socialist dhe Lulzim Bashës.

Ai tregoi se Basha ka tentuar ta fusë në koalicion Rakipin, duke dalë në “një seri drekash e darkash” me të.

“Unë kam bërë koment, kam shprehur qartë dhe haptas mendimin tim. Kam qenë jam dhe do mbetem dakord për çdo lloj sanksioni që disponon fakte, dokument dhe prova. Rasti konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Bashës me Aqif Rakipin, apo përpjekjet për ta futur në koalicion. Dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Nuk mund të mbështes asnjë vendim që nuk ka prova. Unë dënoj çdo akt blerje dhe shitje vote. Po te flisja do isha i sinqerte, e me dilnin drekat dhe darkat me ta.”- tha Berisha.

S'KA KOMENTE