Dalja e të dhënave personal të shqiptarëve është ngjarja më e rëndë...

Dalja e të dhënave personal të shqiptarëve është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur gjatë 30 viteve

177
SHPËRNDAJE

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi i ftuar në Komisionin e Ligjeve ka thënë se dalja e të dhënave personal të shqiptarëve është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur gjatë 30 viteve e cila sipas tij ka cenuar jetën private të çdo qytetari.

Gjatë fjalës së tij Dervishi tha se “Patronazhisti” ishte burimi kryesor i daljes së informacionit ndërsa theksoi se hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur ngjarjen.

“Shkelja më e madhe është dalja e të dhënave personale, mungon infrastruktura për mbrojtjen e të dhënave. Zyra e komisionarit si më parë e ka filluar hetimin administrativ dua tu informoj jemi në proces të hetimit, kemi bashkëpunim me organet e Prokurorisë, pasi po zhvillohet edhe vendimi i lehtë të shkojmë përpara. Besoj duhet kohë e nevojshme për tu përmbyllur hetimi administrativ dhe ne do t’i vendosim në dispozicion gjetjet e fakteve. Duhet garantuar siguria e të dhënave që ofrohen nga shërbimet e ndryshme. Marrëveshja që u miratua në parlament shpresoj të jetë efektive që vlen për sigurinë kibernetike që gjithashtu mbron edhe të dhënat personale. Patronazhisti .com ishte burimi i informacionit. Që kur nisën hetimet u proceduan penalisht mbëjtësit e domainit”, tha Dervishi.

S'KA KOMENTE