Policia greke ka publikuar të dhënat e plota të 14 personave të arrestuar pak kohë më parë në Greqi të ciliët ishin pjesë e bandës së shqiptarit Ermin Ferhati , të njohur si ‘Esko’, që fshiheshin në kampusin universitar.
Ata akuzohen për grabitje të armatosura në dyqane dhe shtëpi dhe trafikonin lëndë narkotike në zonën e gjerë të Atikës.
Mes 14 të arrestuarve, 10 prej tyre janë shqiptarë, dhe janë identifikuar si:
Ramazan Rushit, 28 vjeç nga Pogradeci
Marko Qafa, 25 vjeç nga Berati
Sigi Rustemaj, 28 vjeç nga Vlora
Ermir Meta, 31 vjeç, nga Corovoda
Veli Qose, 25 vjeç nga Xarra, Konispol
Vasil Suloti, 33 vjeç, nga Aliko, Finiq
Ermin Ferhati, 27 vjeç “Esko”
Vasil Vasili, 30 vjeç, nga Vergo, Delvine
Greant Kalanderi, 33 vjeç, Delvine
Jurxhino Dura, 28 vjeç nga Ksamili, Sarande
1-Rushit Ramazani, lindur më 20.02.1995 në Shqipëri

2-Marko Sulçaj lindur më 05.10.1989 ose 06.04.1997 ose 04.06.1997 në Shqipëri

3- Sigi Rustemaj i lindur më 29.04.1994 në Shqipëri

4-Ermir Meta i lindur më 13.08.1991 në Shqipëri

5- Veli Qose i lindur më 19.11.1997 në Shqipëri

6-Vassilis Suloti i lindur më 23.05.1989 në Shqipëri

7-Pappas Iraklis, i lindur më 12.11.1992 në Cholargo, Atikë

8- Aleksandros Malkas, i lindur më 16.12.1987 në Amarousio, Atikë

9-Nestor Malkas, i lindur më 11.07.1981 në Amarousio, Atikë

10- Dimitrios Birdas, i lindur më 16.02.1983 në Cholargo, Atikë

11-Ermin Ferhati, i lindur më 19.04.1995 në Shqipëri

12-Vasilis Vasil lindur më 19.03.1992 në Shqipëri

13- “Kalanderis” i lindur më 09.08.1989 në Shqipëri

14- Jurxhino Dura i lindur më 18.08.1994 në Shqipëri

Siç u bë e ditur pas operacionit të madh të ELAS-it, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve edhe drejtues të tyre.
Sipas ELAS, këto banda kryen gjithsej 29 grabitje me pikënisje konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou.
Konkretisht, banda e parë përbëhej nga 9 anëtarë dhe ishte përfshirë në 80 raste të trafikut të drogës. Banda e dytë listonte 24 anëtarë dhe kishte kryer 27 grabitje ndërsa banda e tretë kishte 18 anëtarë, ndërsa policia ende kërkon pesë persona të paidentifikuar.
Siç u konstatua, nga rastet e trafikut të drogës, 28 kanë ndodhur brenda ambienteve të universitetit.