Dalin ne siperfaqe eshtrat e varreve 1800 vjecare ne Patos, banoret denoncojne

Dalin ne siperfaqe eshtrat e varreve 1800 vjecare ne Patos, banoret denoncojne

982
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Dukas në bashkinë e Patosit, kanë denoncuar daljen në pah të kockave të varrezave të hershme. Kisha daton që në vitet 1800 dhe nuk është marrë asnjë masë për të. Më parë konsiderohej si vend i mirë ku njerëzit vinin dhe faleshin. Nga vitit në vit, ka ndodhur rrëshkitja e dherave duke shkatërruar kishën. 

Kisha nga dita në ditë po bëhet e rrezikshme ëpr fëmijët që përshkojnë rrugën përbri saj. Banorët thonë se shqetësimin e tyre e kanë ngritur në të gjitha institucionet. Ata duan që kisha të mos rrezikojë fëmijët, pasi vazhdimisht ka rrëshqitje të dherave.

“Kanë dalë se kanë hapur rrugën, ka shkarje dheu. Fëmijët luajnë aty. Ka ardhur Bashkia po nuk kanë bërë gjë. Kisha daton që prej vitit 1800, më para shërbente si vend i mirë, njerëzit vinin dhe luteshin. Tani është në prag shkatërrimi total, askush nuk ka vënë dorë mbi të, vetëm kanë ardhur e kanë parë më pas kanë ikur”- thanë qytetarët.

S'KA KOMENTE