Dalin detaje te tjera nga vrasja e fierakut

Dalin detaje te tjera nga vrasja e fierakut

909
SHPËRNDAJE

Detaje të reja për ngjarjen që tronditi dje kryeqytetin ku u vra me armë zjarri një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri.Duke iu referuar burimeve nga policia e Tiranës se familjarët e viktimës pretendojnë se autorët u detyrohen një shume të mëdha parash. Vite me parë viktima Haxhiu i kishte dhënë një shumë parash babait të autoreve, dhe tani ua kërkonte bijëve duke i kërcënuar.

Borxhi ishte një shume parash e konsiderueshme dhe 62-vjeçari u kerkonte autoreve ta shlyenin  çka ka sjellë konflikte të vazhdueshme me ata që sollën edhe vrasjen.

Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin, i cili ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

62-vjeçari Bacinovski e kishte rutinë të përditshme ecjen nga liqeni pasditeve me të birin. Autori e ka pritur tek liqeni derisa ai ka mbërritur dhe më pas e ka ekzekutuar dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Policia thotë se ka identifikuar autorët e vrasjes së 62-vjeçarit nga Fieri. Haxhi Bacinovski ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave. Personat që qëlluan mbi fierakun, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë larguar me shpejtësi menjëherë pas krimit.

Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me incialet I.S. dhe I.B. Po ashtu ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm, i cili pritet të sqarohet nga momenti në moment.

S'KA KOMENTE