Dalin detaje të reja për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar ne Athine

Dalin detaje të reja për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar ne Athine

2959
SHPËRNDAJE

Policia greke ditën e sotme ka publikuar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit, Dikenc Halili i cili u ekzekutua me dy plumba në kokënë një bar të Athinës.

Policia greke po heton mbi dyshimet se shqiptari i njohur me pseudonimin “Keli” kishte në zotërim shtëpi publike në Athinë. Madje, për këto në vitin 2017 ka pasur dhe një hetim, pasi dyshohej se mbroheshin nga zyrtarë të lartë të policisë greke. Pistë tjetër që po hetohet është edhe përfshirja e Halilit në trafikun e drogës.

Policia greke ka nxjerrë nga arkiva edhe një dosje të 11 viteve më parë, kur mjetit të 39-vjecarit nga Tepelena i ishte vendosur lëndë eksplozive. Emri i Halilit rezulton në një dosje hetimore të 20 Marsit 2012 të policisë së Omonias, ku flitet për një grup kriminal shqiptar që zotëronin rreth 30 shtëpi publike në rrugën “Iasonos”, në qendër të Athinës madje disave prej tyre u ishte vënë zjarri.

Kujtojmë që para disa ditësh 39-vjeçari nga Tepelena ishte ulur në një kafe ndërsa pranë tij i afrohet një person i cili menjëherë nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi. Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë.

S'KA KOMENTE