Dalin detaje të reja mbi atentatin e 3-fishtë në Fushë-Krujë

Dalin detaje të reja mbi atentatin e 3-fishtë në Fushë-Krujë

313
SHPËRNDAJE

Brilant Martinaj dhe Diklent Daka, kanë lidhje gjaku mes tyre. Ata kanë lidhje familjare të afërta. 

Ndërsa viktima e tretë Besmir Hoxha është lidhje shoqërore e tyre. Grupi hetimor pas analizimit të vendit të ngjarjes, dhe mbledhjes të të gjitha provave, ka dalë në përfundim se autorët i kanë mbajtur në vëzhgim viktimat, duke i studiuar lëvizjet. 

Hetuesit dyshojnë se të paktën 6 persona kanë marrë pjesë në atentatin që përfundoj në masakër. Sipas hetuesve tre nga autorët kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një tjetër ka qenë shofer. Hetuesit dyshojnë se një person i pestë, ka vënë në dijeni autorët për lëvizjet e viktimave. 

Ndërsa një i gjashtë i ka larguar ata, nga fshati Larushkë, nga ku dogjën automjetin që kryen krimin. Sipas burimeve, mjeti tip Volsvagen, rezulton i vjedhur në kryeqytet. Ndërkohë, në të janë gjetur edhe tre armët e krimit që u qëlluan viktimat, dy kallashnikovë dhe një automatik tip MP5. Sipas informacioneve armët janë dërguar në laborator me shpresën e gjetjen e ndonjë prove, por gjetja e ndonjë gjurme duket se do jetë e vështirë, pasi ato janë shkrumbuar të treja. 

Viktimat po vinin nga Tirana drejt Kurbinit, ndërsa autorët kanë pasur informacion të përpiktë për lëvizjet e tyre. Vendi ku do kryehej atentati ishte i mirëmenduar nga autorët me qëllim që mos ti linin atyre mundësi veprimi, dhe objektivat të eliminoheshin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët kanë dashur ekzekutimin e të tre të rinjve, sipas të dhënave, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar atë nga afër duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ata kanë spërkatur me lëndë plasëse mjetin e viktimave dhe i kanë vënë flaken, duke shkrumbuar dy viktimat e tjera, Martinajn e Hoxhën.

Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, për shkak te larjes ë hesapeve të grupeve kriminale. Burime të sigurta pranë grupit hetimor, bënë me dije për fax neës se vrasja e djeshme, vjen në vrazhdën e disa ngjarjeve kriminale e atentateve mafioze që kanë ndodhur 2-3 vitet e fundit në zonën e Kurbinit. 

Autorët janë me precedent, dhe kanë qenë në listen e policsë të njohur si pjesë e një grupi kriminal. Ndërkohë, nga të dhënat dhe database sekrete e Policise se Shtetit, mësohet se policia ka pasur informacion, se një prej viktimave më konkretisht, Brilant Martinaj, është dyshuar se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale në Kurbin.

Sipas të dhënave dhe informacioneve , policia ka pasur dyshime se ai ka marrë pjesë në dy atentate, një prej të cilëve behet fjalë për vrasjen e ish efektivit Xhelal Recci. Por nuk u vu asnjeherë nën akuzë, për shkak se nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

S'KA KOMENTE