Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë. Sipas raportimeve të para, një person është goditur me thikë. I plagosur ka mbetur shtetasi Bledar Troshani, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ende nuk dihet gjendja e tij shendetesore.Sakaq, policia ka arrestuar autorin i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.