Çuçi per arrestimet ne Morine: Të vendosur për të pastruar Policinë e...

Çuçi per arrestimet ne Morine: Të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar

92
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe autoriteteve në Kosovë që çuan në arrestimin e 31 policëve në Morinë.

Ai ka përgëzuar AMP për arrestimet duke i konsideruar hetimet model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Çuçi thekson se janë të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë.

Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, shkruan ai.

S'KA KOMENTE