Covid19 i merr jeten studentit te mjekesise

Covid19 i merr jeten studentit te mjekesise

262
SHPËRNDAJE
Screenshot 8

COVID-19 i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga fshati Polis i Librazhdit, i quajtur Emiljano Tola. 

Ky i fundit, ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Sipas shokëve të tij, i riu ishe shtruar në gjendje të rëndë në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë. 

Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe. 

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë: 

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI

S'KA KOMENTE