Covid -19 rrit me 16 për qind pensionet e mbyllura më 2020

Covid -19 rrit me 16 për qind pensionet e mbyllura më 2020

80
SHPËRNDAJE

Popullsia e vendit pësoi një vdekshmëri jo të zakontë në vitin 2020 si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë Covid-19.

Pandemia, e cila i pati fatalitet më të mëdha në moshën e tretë, rriti numrin e personave që dolën nga skema e pensioneve si pasojë e humbjes së jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Shtesa e pensioneve të mbyllura ishte mbi 2200 persona mbi mesataren e dy viteve të fundit. Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 dolën mesatarisht nga skema e pensioneve për shkak se nuk jetojnë, rreth 13 mijë persona, por më 2020 ritmet e rritjes ishin shumë të larta.

Vitin e kaluar vendi u përball me një numër të pazakonte fatalitetesh si rrjedhojë e pandemisë Covid-19. Sipas INSTAT vdekjet shtesë më 2020 ishin 5600 persona më të larta se më 2019.

Pavarësisht zhvillimeve pandemike numri i pensionistëve vijoi të rritet më tej gjatë vitit 2020. Gjithsej numërohen 665,863 përfitues pensioni në të gjithë vendin nga 651,539 mijë që ishin në më 2019 me një rritje prej 2,2%.

Personat në moshë pensioni pritet të rriten me shpejtësi në të ardhmen si rrjedhojë e efekteve të bumit të lindjeve pas luftës së dytë botërore.

Megjithë rritjen e vdekshmërisë balanca e përfituesve ishte më rritje edhe në vitin 2020.

Si në shumë sektorë të tjerë pademia dha efekte negative edhe në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga njëra anë të ardhurat nga kontributet shënuan rënie me 1.6% shpenzimet u rriten me 1.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit.

Financimi i buxheti i shtetit në skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë me një rritje mbi 14% në raport me 2019.

Skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para vitit 2023. Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.

Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të iSSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2020, u raportuan 665,863 të tillë me një rritje 22%./ 

S'KA KOMENTE