Covid 19 i merr jetën ish-sekretarit të shtetit në SHBA

Covid 19 i merr jetën ish-sekretarit të shtetit në SHBA

76
SHPËRNDAJE

Colin Powell, sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2001-2005), i cili shërbeu në disa administrata kur vendi drejtohej nga Republikanët, ka vdekur pas komplikimeve nga Covid 19. Ka qenë familja e tij që e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale, ndërkohë që Poëell ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish -Sekretari Amerikan i Shtetit, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19,”shkroi familja Poëell në Facebook.

Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, thanë ata, duke vënë në dukje se ai ishte plotësisht i vaksinuar.

Powell ishte një ushtar profesionist, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam për t’u bërë këshilltari i parë i sigurisë kombëtare me ngjyrë gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan dhe kryetari më i ri dhe i parë afrikano -amerikan i Shefave të Shtabit të Përbashkët nën Presidentin George HW Bush.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë Presidenti i parë i Zi i Shteteve të Bashkuara.

Por reputacioni i tij do të ishte njollosur pasi ishte pro nisjes së luftës në Irak, e cula u konsiderua si një njollë e zezë në biografinë e tij.

S'KA KOMENTE