Covid-19/ Hyjnë në fuqi këtë fundjavë, masat e lehtësuara në Greqi

Covid-19/ Hyjnë në fuqi këtë fundjavë, masat e lehtësuara në Greqi

282
SHPËRNDAJE

Greqia ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid duke filluar nga kjo fundjavë, konkretisht të shtunën në datë 3 prill. Mediat greke shkruajnë se do të lejohet lëvizja në qytet, si edhe ndekja e aktiviteteve sportive.

Sipas njoftimit, familjet që duan të dalin shëtitje mund ta marrin lejen me anë të një SMS-je, por ama, e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse. Të hënën e 5 prillit do të hapen dyqanet e vogla, ndërsa mbyllur do të vijojnë të qëndrojnë qendrat tregtare.

Javën e ardhshme autoritetet do të nisin testimin masiv në të gjitha shkollat e mesme të vendit, ku do të testohen nxënësit dhe mësuesit, me synimin që me 12 prill, të rihapen të gjitha gjimnazet e vendit.

Këto masa janë shpallur këtë mbrëmje nga zv. ministri i Mbrojtjes Sociale, Nikos Chardalias dhe ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias. Shifrat e fundit të të infektuarve dhe viktimave në Greqi nuk kanë qenë aspak inkurajuese.

Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 3.616 persona dhe kanë ndërruar jetë 76 të tjerë.

S'KA KOMENTE