Covid-19/Drejtori i Urgjences Kombetare paralajmëron masa të tjera shtrënguese në Shqipëri

Covid-19/Drejtori i Urgjences Kombetare paralajmëron masa të tjera shtrënguese në Shqipëri

255
SHPËRNDAJE

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë me dije se nga data 4 janar e vitit 2022, të gjithë ata persona të cilët ende nuk kanë marrë dozat e vaksinës anti-Covid, mund të mos lejohen qe të frekuentojnë baret dhe lokalet.

Gjatë një intervistë për “Klan News”, Brataj tha se pandemisë së Covid-19 po i vjen fundit dhe se vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit.

“Pandemisë Covid-19 po i vjen fundi. Vaksina kundër koronavirusit mund të bëhet e përvitshme, si ajo e gripit. Nuk jemi të sigurt nëse varianti Omicron ka hyrë në Shqipëri. 20-30 raste të infektuarish në ditë i shtrojmë në spital për shkak të simptomave të rënda. Nga 4 janari, të pavaksinuarit mund të mos futen në lokale”, tha Brataj.

S'KA KOMENTE