Çmontohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar

Çmontohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë, 10 të arrestuar

413
SHPËRNDAJE

Bandat shqiptare të drogës po bëjnë kërdinë nëpër botë, me bosat shqiptarë që kanë pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.

I tillë është dhe rasti i fundit në Spanjë. Një bandë shqiptare e kultivimit dhe trafikimit të marijuanës është çmontuar nga autoritete spanjolle, duke çuar në pranga të paktën 10 persona.

Arrestimet janë bërë në zonën e Tarragona, shkruajnë mediet spanjolle. 

Sakaq nuk është bërë ende e ditur sasia e drogës së sekuestruar nga policia.

Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin.

Konkretisht kontrolle të imtësishme janë kryer në Reus, Taradell ose Cambrils, si dhe në një magazinë në Torre Serona, në Segrià. Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.

S'KA KOMENTE